“Në 2021 më pak aksidente”, Gonxhe publikon të dhënat e viteve të fundit, përjashton 2020

schedule10:18 - 29 Dhjetor, 2021

schedule 10:18 - 29 Dhjetor, 2021

Drejtori i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe në prang të mbylljes së vitit 2021 ka publikuar një raport në lidhje me aksidentet rrugore të ndodhura gjatë viteve të fundit në vendin tonë.

Gonxhe përmes një postimi në rrjetin social Facebook bën me dije se është bërë një krahasim të dhënash për aksidentet e ndodhura në vitin, 2018, 2019 dhe 2021, duke përjashtuar nga lista vitin 2020, pasi sipas tij ka pasur shum kufizime lëvizjesh për shkak të pandemisë.

Sipas statistikave rezulto se në vitin 2021 krahasuar me vitet që janë marrë në shqyrtim kemi një ulje të numrit të aksidenteve rrugore që kanë çuar në fatalitet.

Ndër të tjera ai thekson se nga të dhënat rezulto se kemi ulje të moshës së drejtuesve të mjeteve që bëhen shkaktarë aksidentesh nga 18-24 vjeç e deri 34 vjeç.

Pak ditë na ndajnë nga 31 dhjetori, mbyllja e vitit 2021, që infografikat e Aksidenteve Rrugore të 11-mujorit dhe projeksionet e tregojnë vitin më POZITIV sa i takon rënies së ndjeshme të numrit të aksidenteve, rënies së indeksit përfshirje drejtuesi mjeti për numër drejtuesash mjeti/numër mjetesh rrugore në qarkullim, uljes së shkaktarëve të aksidenteve të moshave 18-24 vjeç e deri 34 vjeç, uljes së fataliteteve, rënies së numrit të të lënduarve nga aksidentet dhe rritjes së sigurisë rrugore për të gjithë përdoruesit e rrugës! ???

Statistikat tregojnë qartë se puna shumë më e mirë me kualifikimin e drejtuesve të rinj të mjeteve, programet e aktivitetet edukative e ndërgjegjësuese, reformimi i akteve rregullatore e masat ndëshkuese, investimet në infrastrukturë e sinjalistikë po sjellin rezultate të prekshme e sot ndërsa kemi rritje të jashtëzakonshme të përdoruesve të rrugës në shoferë, pasagjerë dhe mjete rrugore ????????, por edhe në pedalues e këmbësorë ????‍♂️, kemi gjithnjë e më pak aksidente dhe viktima! ???

⚠️?Lutemi të kujdesemi gjatë fundvitit që të mos nxitojmë në trafik e në kushte moti me rrezikshmëri❗️ Të mbrojmë veten e të tjerët, të festojmë JETËN‼️❤️

(Viti 2020 nuk përfshihet sepse pati karantinë e shumë bllokime qarkullimi!)”, shkruan Gonxhe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!