Meghan Markle ka rrëfyer në një podcast për adoleshentë luftën e saj me ngacmimet në internet, një problematikë me të cilën shumë adoleshentë përballen rregullisht, veçanërisht gjatë pandemisë së koronavirusit kur njerëzit kanë qenë më të izoluar.
“Më thanë që në vitin 2019 isha personi më i tallur në të gjithë botën, mashkull apo femër. Për tetë muaj unë as nuk isha e pranishme në publik. Isha me leje lindjeje dhe më pas duke u kujdesur për tim bir, por ajo që ishte në gjendje të prodhohej ishte pothuajse shkatërruese. Nëse njerëzit thonë gjëra për ju që nuk janë të vërteta, dëmi që i shkaktohet shëndetit tuaj mendor dhe emocional është kaq i madh”, tha ajo në një intervistë që dha me Princin Harry, për Teenage Therapy Podcast, për të rritur ndërgjegjësimin për Ditën Botërore të Shëndetit Mendor.
Ndërsa Princi Harry u shpreh se cënueshmëria nuk është dobësi, por një shenjë e forcës dhe se e rëndësishme është të flasësh për përvojat.
“Është shumë e lehtë të thithesh dhe të konsumohesh nga negativiteti, por ne të gjithë mund të zgjedhim të jemi në gjendje ta largojmë atë nga jeta jonë. Ndjekja e urrejtjes është përhapur shumë.
Ne nuk duhet ta bëjmë… Unë bëra zgjedhjen për të mos lexuar, për të mos e parë atë, për të larguar veten nga ajo gjë dhe për t’u përqëndruar shumë në anën e mirë dhe shpresëdhënëse, pjesën më të madhe të së cilës ma jep brezi juaj”, deklaroi Harry duke shtuar se meditimi gjithashtu e ka ndihmuar. l.k/abcnews.al