Sot një vit më parë Olta Boka mirëpriti fëmijën e saj të parë me bashkëshortin, Iv Rrokaj. Ata u bënë me një vajzë, që e pagëzuan me emrin e veçantë Gaia. Në 1 vjetorin e saj të lindjes, mami Olta i ka kushtuar së bijës dhuratën më të bukur.
Ashtu sikurse me bashkëshortin, Olta ka publikuar një projekt të ri muzikor që i dedikohet vogëlushes. “Gaia” mban titullin kënga që sapo është lancuar në Youtube. Sakaq, i ka dedikuar dhe një postim emocionues me fjalët me të ëmbla.
“Per ty zemra me thur vargje dhe shpirti me end melodi. Por sot ne ditelindjen tende te pare s’kam fjale, ndaj te kushtova nje kenge e vogla mamit. Ta kesh perjete dhurate edhe kur te mos jesh me kaq e vogel. Edhe kur te kesh te voglen tende ne krahe. Edhe kur une te te shoh e buzeqeshur nga lart.“, ka shkruar ajo. /abcnews.al