Këngëtarja e njohur e ‘showbiz-it’ shqiptar, Dafina Zeqiri ka treguar me anë të postimi të fundit në rrjetet sociale se ka vendosur t’i vijë në ndihmë njerëzve me aftësi të kufizuara.
View this post on Instagram
E pajisur me maskë, së bashku me menaxherin e saj dhe krah shumë karrocave për individë me aftësi të kufizuara Dafina ka shkruar këto fjalë: “Nëse sot ju duket e vështirë juve të qëndroni në karantinë, paramendojeni si ndihen gjithë miqtë e mi që jetojnë me aftësi të kufizuar dhe detyrohen të jetojnë kështu tërë jetën e tyre, të mbyllur e të distancuar nga shoqëria.
Siç duket Zeqiri ka preferuar t’i vijë në ndihmë personave me aftësi të kufizuara, por gjithashtu të ndërgjegjësojë këdo që ka mundësinë të bëjë po të njëjtën gjë si ajo, duke i zgjatur dorën atyre që kanë më pak mundësi dhe më shumë nevojë./abcnews.al