Situata te skuadra e Lazios ka ndryshuar dhe tashmë duket më e favorshme për portierin shqiptar, Thomas Strakosha.
Portieri i kombëtares së Shqipërisë, Strakosha mund megjithatë të rinovojë kontratën e tij me skuadrën e Lazios.
Ai nuk ishte pjesë formacionit startues kohëve të fundit, por me paraqitjet e dobëta të Pepe Reina, situata ndryshon për shqiptarin.
Raportime nga Italia bëjnë të ditur se Strakosha po rifiton pozitën e tij dhe pritet edhe të rinovojë njëkohësisht.
Situatë më ndryshe qëndron për anëtarin tjetër të Lazio, Luiz Felipe, i cili shihet larg kryeqytetit italian.
Mbetet të shihet se kur do të nisin apo konkretizohen negociatat mes Lazio dhe Strakosha, për kontratën e re.