Ndryshon formati i Superligës, sezoni nuk përfundon me “minikampionat”

schedule12:47 - 11 Tetor, 2023

schedule 12:47 - 11 Tetor, 2023

Dikur veprohej ndryshe.

Për të ndryshuar formulën e kampionatit dhe të çdo turneu të futbollit, vendimi merrej për sezonin pasardhës, jo për atë që pritej të fillonte.

Sot jetojmë në një kohë tjetër, kur në Federatën Shqiptare të Futbollit ndryshimin e bëjnë jo vetëm sot për nesër, por edhe sot për sot.

Në dokumentacionin e rregullores së Superligës për këtë sezon, që duhet të jetë botuar në shtator, shihet se formati i kampionatit është tjetër në krahasim me atë që u vendos nga Komiteti Ekzekutiv në korrik.

Sipas formulës së re, pas përfundimit të 36 javëve të sezonit të rregullt, do të ketë një play off në formë kupe, pra me eliminim.

Vendi i parë do të luajë me vendin e katërt, dhe i dyti me të tretin.

Favori i vetëm i dy vendeve të para do të jetë, se do të kualifikohen për në finale nëse ndeshja del barazim.

Në korrik, Federata vendosi ndryshe.

Sipas asaj skeme, pas 36 javëve do të kishte një minikampionat të 4 vendeve të para për të përcaktuar fituesin e titullit dhe pjesëmarrësit në kupat e Europës, me përjashtim të atij vendi që përcaktohet nga Kupa e Shqipërisë./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!