Ndryshojnë çmimet e karburanteve, sa do të shiten nga sot nafta dhe benzina

schedule11:36 - 6 Gusht, 2022

schedule 11:36 - 6 Gusht, 2022

Edhe pse karburantet në bursë po kuotohen në nivelet e para luftës në Ukrainë, Bordi i Transparencës ka vendosur që ta mbajë mbi 200 lekë/ litrin e naftës. Mësohet se gjatë ditës së sotme, Bordi është mbledhur duke e ulur çmimin e naftës me vetëm 1 lek. Nga 221 lekë/ litri që shitej deri më tani, nga pasditja e sotme do të shitet me 220 lekë/ litri.

Ndërkoihë, benzina do të shitet me 199 lekë/ litri nga 207 lekë/ litri që shitej deri më tani.

Gazi ka mbetur i pandryshuar në 81 lekë për litër.

Çmimi i naftës në bursa, në nivelet e para luftës në Ukrainë

Çmimet e karburanteve janë ulur ndjeshëm gjatë ditëve të fundit në bursa, të cilave Bordi thotë se i referohet, megjithatë qytetarët shqiptarë janë të privuar nga kjo ulje pasi ajo nuk reflektohet në çmimet e tregut vendas për arsye të gjithëditura tashmë.

Më poshtë, Bordi shpjegon edhe shkaqet se përse sipas tyre nuk pasqyrohen çmimet e bursave në Shqipëri:

Theksojmë se Bordi nuk cakton çmimet e naftës Bruto, por të gazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm sipas standardeve të përcaktuara në Aktin Normativ. Bordi i përmbahet me përpikëmëri lëvizjes së bursës Plats të Mesdheut për gazoilin,benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatoreve. Jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njejtën masë në bursen e gazoilit dhe benzinës.
Bordi ka caktuar vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative.
Pra, vendimet që merr bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetem me ndryshimet në bursën Platz të mezdheut për gazoilin dhe benzinës, pra jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të dollarit.
Gjithë elementët e tjerë që formojnë çmimin janë fikse dhe për këto bordi nuk merr vendim.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!