Ndryshohen datat, ja kur do të zhvillohen sfidat e Superkupës së Italisë

schedule15:52 - 15 Dhjetor, 2023

schedule 15:52 - 15 Dhjetor, 2023

Kanë ndryshuar këtë të premte, datat e Superkupës së Italisë, me edicioni e 36-të të trofeut, i cili do të zhvillohet për të 4-tën herë në histori dhe të dytën radhazi, në Arabinë Saudite, këtë herë me një risi ndryshe, në format, teksa në garë për trofeun do të jenë 4 ekipe Napoli, Inter, Lazio e Fiorentina.

Fillimisht ishin programuar ndeshjet nga data 4 deri në datën 8 janar, por, Superkupa e Italisë do të luhet nga data 18 deri më 22 janar 2024, me gjysmëfinalet Napoli-Fiorentina dhe Inter-Lazio, që do të jenë ndeshjet e para të luajtuara, më 18 e 19 janar, ndërsa finalja e madhe do të luhet në datën 22 janar.

Përsa i përket pagesave Arabia Saudite do të “derdhë” plot 23 milionë euro për formationin e ri, “Final Four”, të Superkupës së Italisë, nga të cilat 7 milionë euro do të shkojnë për skuadrën që fiton finalen e madhe të Rijadit.

Në kuadër të sfidave të Superkupës janë shtyr edhe 4 ndeshjet e javës së 21-të të Serie A, përkatësisht përballjet Inter-Atalanta, Sassuolo-Napoli, Torino-Lazio dhe Bologna-Fiorentina, ndeshje, që pritet të zhvillohen midis muajit shkurt dhe mars, me vendimin përfundimtar që do të merret pas heshjes së shortit të Champions, Europa dhe Conference League.

Ndërkaq, përsa i përket historisë dhe skuadrës që e ka fituar më shumë herë këtë trofe, në vendin e parë mbeten “bardhezinjtë” e Juventus, me plot 9 trofe të siguruar e past tyre vijnë “kushërinjtë” nga Milano, Inter e Milan me nga 7 trofe të siguruar. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!