Ndryshimi që do të vini re në flokët tuaj duke i larë vetëm 2 herë në javë

schedule15:47 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 15:47 - 6 Dhjetor, 2021

Ankesa e përjetshme e një gruaje që për dekada qëndron në krye të listës nuk është gjë tjetër veçse vështirësia që has në zgjatjen e flokëve.

Gjatësia e dëshiruar e flokëve është një kapitull që shqetëson vazhdimisht femrat, duke ndikuar në fakt në disponimin dhe vetëbesimin e tyre.

Diku aty, të gjithë i drejtohen parukieres së preferuar dhe gërshërëve të saj magjike, për të forcuar lëkurën e kokës, për të pastruar majat e djegura dhe për të rinovuar imazhin e përgjithshëm të flokëve. Por, sapo hyjnë në pragun e shtëpisë së tyre, tashmë pendohen për mane që lanë.

A ju kujton diçka kjo ndjenjë?

E vërteta është se gjatësia që nuk është e shëndetshme, nuk ka asnjë arsye për ta mbajtur mbi vete. Dhe më e keqja është se shampoja e përditshme që ne i drejtohemi të gjithëve duke pasur parasysh se për shkak të maskave, vajrave apo silikonit që përdorim pas kësaj, e rëndon akoma më shumë situatën.

Ky zakon jo vetëm që nuk i lë flokët të rriten, por i dehidraton edhe më shumë.

Heqja e vajrave natyralë që sekreton skalpi i kokës nuk duhet të bëhet më shumë se 2 herë në javë në mënyrë që të shihni flokët tuaj të rriten pa u thyer dhe konsumuar. Duke reduktuar shampon, do të vini re se flokët bëhen më të qëndrueshëm, ndërsa në të njëjtën kohë do të ndalojnë së lubrifikuari kaq shpejt.

Pra, a doni të ndryshoni mënyrën e larjes së flokëve?

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!