I ftuar në “ABC e Mëngjesit” me Enkel Demin, meteorologu Hakil Osmani ka bërë parashikimin e motit për ditët në vazhdim. Ai u shpreh se ditët në vazhdim vendi do të shoqërohet me temperatura të ulëta dhe se në zonat malore priten edhe reshje dëbore.
“Në zonat malore pritet të kemi reshje dëbore. Mëngjesin e ditës së nesërme Shkodra dhe Lezha mund të rrezikohen nga reshje dëbore. -3 gradë celsius pritet të shkojnë temperaturat në zonat malore.
Presim rënie termike edhe në ditët në vazhdim ndërsa në zonat e ulëta presim të shkojmë në 14 gradë celsius.
Pritet që ky 10 ditësh i fundit të mbyllet me mot të freskët. Por pavarësisht kësaj nga e mërkura se pritet rritje graduale sërish temperaturat do të jenë më ulëta.
Në orët në vijim intensiteti i erës pritet të ulët, e premtja pasdite sjell përmirësim të parametrit të erës duke mos shkaktuar probleme me trafikun detar”, tha Osmani./abcnews.al