Analisti Frrok Çupi, i ftuar në studion e emisioni “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, foli në lidhje me ndryshimin e ministrit të brendshëm.
Ai tha se ndryshimi erdhi pasi ndryshoi gjendja dhe kjo gjendje duhej përballuar.
Sipas tij, Balla ka disa elementë që Bledi Çuçi nuk i kishte, duke shtuar se ky i fundit është një ministër për shtete si Danimarka.
Çupi: Besoj se ndryshimi i Ministrit të Brendshëm në kujdesencën e vet përfaqëson nevojën e ndryshimeve në qeveri.
Pse e them këtë? E them sepse ndryshuan situatat, ndryshoi gjendje dhe kjo gjendje duhej përballuar të paktën më ndryshime në qeveri, nuk po them se vijnë më të mirë apo shkojnë më të këqinjtë.
Vim tek ministri i brendshëm dhe ky edhe një ngarkesën tjetër, ky ndryshim vjen para se t’i fikej “kandili” atij tjetrit. Ai po bënte performancë, ne ishim të qetë më te. Ndryshoi kur vinte turizmi, kur bashkë me turistët po vinin rreziqe, bashkë me të mirat, po vinte dhe njëlloj krimi, siç po i shikojmë.
Balla: Marrja e përgjegjësisë politike në drejtimin e sigurisë së brendshme në prag të turizmit ndihmoi?
Cupi: Patjetër. Sepse ministri i ri ka dy elementë që nuk i kishte i pari. Së pari merr hapësirë politike dhe e dyta i jep karakterin e vet policisë dhe ai ka një karakter të gjallë.
Ndërkohë që ndoshta nuk kishte ardhur koha, por ai ishte një ministër për vende si Danimarka.r.t/abcnews.al