Ndryshimi i ligjit për zgjedhje, Gjoshi: Vetëm Putin e bën këtë, të reagojë QUINT-i

schedule17:05 - 2 Prill, 2021

schedule 17:05 - 2 Prill, 2021

Anëtari i PDK-së Betim Gjoshi është shprehur se vendimi për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje nga ana e VV-së është arbitrar dhe QUINT-i duhet të reagojë.  Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Gjoshi shkruan se nuk ka asnjë shembull si ky dhe se këtë praktikë e ndjek vetëm Putin e diktatorë të tjerë.

Ai shton më tej se, në çdo vend demokratik, ndryshimi i ligjeve të tilla behet me konsensus politik.

POSTIMI I PLOTË

“Në mungesë të gjetjes së vakcinave për qytetarët e Republikës së Kosovës, ky njeri po tenton t’i jap një grusht të rëndë demokracisë së vendit tonë.  Ambasadat e QUINT-it duhet të alarmohen për paralajmërimet e Albin Kurtit dhe të ndalojnë arbitraritetin e tij për të ndryshuar ligje që prekin të gjithë shoqërinë. Nuk ka askund në botë një shembull si ky, as në procedurën e ndjekur dhe as në përmbajtjen e tij. Vetëm Putini dhe diktatorë të tjerë i kanë ndryshuar ligjet në këtë mënyrë, duke e rrezikuar hapur demokracinë. Në çdo vend demokratik ndryshimi i ligjeve të tilla bëhet me konsensus politik. Ligji për zgjedhjet nuk i takon vetëm një subjekti politik, por është për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!