Ndryshimi i Kushtetutës, Rama dakord me Metën: Rikthehemi në Këshillin Politik

schedule14:58 - 17 Korrik, 2020

schedule 14:58 - 17 Korrik, 2020

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ftesës së opozitës së bashkuar për t’i diskutuar ndryshimet kushtetuese për Kodin Zgjedhor në Këshillin Politik

Me anë të një postimi në Tiwtter, Rama ka shkuar se është dakord me Metën për t’u kthyer në këtë këshill për bisedime. Në postimin e tij, kryeministri shkruan se Partia Socialiste nuk ka asnjë obligim ndaj PD-së dhe LSI-së përveç marrëveshjes së 5 qershorit, të cilën, thotë ai, do ta mbështesë deri në fund.

Por, shton kreu i qeverisë më tej, nëse Presidenti mendon se nisma zyrtare kushtetuese ia vlen të diskutohet në Këshillin Politik, “PS s’ka si të jetë kundër,madje me gjithë Opozitën Presidenciale në tryezë.”

Rama shkruan se është i gatshëm të shkojë vetë në Këshillin Politik  ndërsa shton se po “erdhi Basha dhe Meta, do jetë edhe më mirë padyshim.”

Postimi:

PS nuk ka asnjë obligim ndaj PDLSI përveç marrëveshjes së 5 qershorit, të cilën do ta mbështesë deri në fund! Por nëse opozita presidenciale (OP) mendon se nisma zyrtare kushtetuese ia vlen të diskutohet në Këshillin Politik,PS s’ka si të jetë kundër,madje megjithë OP në tryezë!  PS e ka gjithë vullnetin të bëjë çdo përpjekje për ta bindur PDLSIOP për dobinë që nisma kushtetuese ka për Shqipërinë,e unë jam i gatshëm të shkoj vetë në Këshillin Politik këtë herë,ku po erdhi dhe LB apo edhe IM nëse dëshirojnë, do jetë edhe më mirë padyshim. Gati që të hënën!” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!