Ndryshimi i kushtetutës për formimin e qeverisë në Bosnje/ Dodik: Nuk do zbatohet në Republikën Srpska

schedule11:33 - 28 Prill, 2023

schedule 11:33 - 28 Prill, 2023

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik deklaoroi se vendimi i përfaqësuesit të lartë të komunitetit ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt për ndryshimin e kushtetutës për formimin e qeverisë, nuk do të aplikohet në Republikën Srpska.

Dodik u shpreh se pozicioni i Republika Srpska është i qartë dhe i njohur, shkruan Danas.

“Vendimi i Christian Schmidt, i cili pretendohet se imponon një ndryshim në Kodin Penal, nuk do të publikohet në “Fletoren Zyrtare” dhe nuk do të zbatohet në Republikën Srpska”, theksoi ai.

Dodik shtoi se mandati i Schmidt “nuk u konfirmua në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”.

Më 27 prill, Schmidt bëri ndryshime të përkohshme në Kushtetutën e entitetit të Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës, që pritet ta lehtësojnë formimin e Qeverisë së Federatës si dhe ligjeve penale për parandalimin e mashtrimeve zgjedhore.

Këto ndryshime u bënë për të ndihmuar formimin e një qeverie rajonale pas një bllokimi të gjatë. Kjo i jep parlamentit të Bosnje dhe Hercegovinës një vit kohë për ta hartuar versionin e vet të amendamenteve kushtetuese.

Federata Boshnjako-Kroate, një rajon autonom, nuk ka arritur ta formojë qeverinë që nga zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar, sepse partia më e madhe boshnjake, SDA, ka bllokuar çdo propozim që nuk përfshinte ministrat e saj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!