Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përpiqen të rikonfirmojnë lidershpin global mbi ndryshimin e klimës, ndërsa Presidenti Joe Biden pret në një samit virtual në Shtëpinë e Bardhë 40 udhëheqës.
Pritet që SHBA të zbulojë një premtim të azhurnuar të karbonit që synon të shohë emetimet e tyre gati përgjysmuar deri në 2030.
Presidenti Biden e ka bërë ndryshimin e klimës një fokus kryesor që në ditët e para të ardhjes së tij në pushtet.
Mes atyre që do të marrin pjesë do të jetë Presidenti i Kinës Xi Jinping. Pavarësisht tensioneve serioze midis dy vendeve për një mori çështjesh, të dy palët duket se dëshirojnë ta mbajnë ndryshimin e klimës të ndarë nga këto mosmarrëveshje. Fundjavën e kaluar, të dy vendet lëshuan një deklaratë të përbashkët duke thënë se ata do të trajtonin klimën “me seriozitetin dhe urgjencën që ajo kërkon”./e.b-abcnews.al