Ndryshimet në qeveri, Gjikondi: Gonxhja do të jetë ndër ministrat më të suksesshëm. Ambicia e Ramës është Bashkimi Evropian

schedule17:32 - 9 Janar, 2024

schedule 17:32 - 9 Janar, 2024

Juristja Brizida Gjikondi thotë se Blendi Gonxhja, të cilit kryeministri Edi Rama i besoi postin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, duke e futur në qeveri, do të jetë një nga ministrat më të suksesshëm të kabinetit qeveritar.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Gjikondi u shpreh se Gonxhja, në postet e tjera që ka mbajtur, ka kryer revolucionarizim dhe shtoi se ai është inovator.

Sipas Gjikondit, ndryshimet e herëpashershme në qeveri, kryeministri Edi Rama i ka kryer pasi përpiqet t’i turbullojë ujërat dhe se ambicia e tij është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe ngritja e Shqipërisë në një standard më të lartë.

“Mendoj, duke e ndjekur prej shumë vitesh performancën e zotit Gonxhja, besoj se do të jetë një nga ministrat më të suksesshëm të kësaj qeverie. Kudo që ka qenë, ka qenë inovator si personazh, dhe produktet e tij janë të prekshme. Digjitalizmi, e gjithë performanca në institucionin që drejtonte, bëri vërtet një revolucionarizim, në 30 vite nuk ka ndodhur. Edhe kur ka qenë te Parqet dhe Rekreacioni, i ndryshoi fytyrën Liqenit, Amfiteatrit të Liqenit. T’i japim hakun, pavarësisht se ka sulme politike. Mendoj që bashkimi i ministrive nga zoti Rama, ka qenë që kulturën shqiptare ta kthejë rentabël, duke qenë se jemi nje shtet midis dy kulturave botërore, si Italia dhe Greqia, ka aq shumë gjëra për t’i kthyer në rentabël, mendoj se zoti Gonxhja është personi i duhur. Rama përpiqet here pas here t’i turbullojë ujërat. Mendoj që nga ambiciet e kryeministrit janë Bashkimi Evropian, ngritja e Shqipërisë në një standard më të lartë. Ndihet diferenca mes shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë, për mirë po them”, theksoi ajo./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!