Byro Politike çeli sezonin e ri televiziv këtë të hënë me mosdekretetimin e ministrit të jashtëm Ditmir Bushati, ndryshimet në kabinetin qeveritar dhe rikthimin e protestave studentore. Të ftuar në studion e Juli Xhokaxhi ishin Mimoza Koçiu, Preç Zogaj, Alfred Peza dhe Arian Curri.
Zogaj i konsideron drastike ndryshimet në qeveri dhe befasues propozimin e ministrave të rinj. Sipas tij Rama e ka bërë për të tërhequr vëmnedjen, duke u gjendur përballë një lëvizje të paparashikueshme që ishte ajo studentore.
Sipas Pezës është në të drejtën e kryetarit për të bërë ndryshime sa herë e shikon të nevojshme.
Gazetarja Koçiu tha se Kryeministri u shfaq si një lider i dobët përballë studentëve dhe vetmja gjë që bëri ishte të tregonte forcën me ndryshimet në qeveri.
Në këndvështrimin e Arian Currit, Meta ka gjithë të drejtën e tij si President për mosdekretimin e ministrit të ri të jashtëm të propozuar nga Rama, por edhe Rama duhet të ketë një arsye që e ka vënë aty. /abcnews.al