Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Pritet të miratohen në seancën plenare, por ku konstatojnë ato?

schedule10:39 - 17 Shkurt, 2025

schedule 10:39 - 17 Shkurt, 2025

TIRANË- Në Kuvendin e Shqipërisë, këtë të hënë, priten të miratohen ndryshimet e dakordësuara mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike në Kodin Zgjedhor.

Gazetarja e ABC News, Greta Bullari, tregoi disa nga pikat, të cilat do të votohen, mes tyre pagesa e plotë e postës për votën e emigrantëve si dhe numërimi i votës, që do bëhen në KQZ, por me komisionerë politikë.

“Pika kryesore dhe më e rëndësishme në seancë janë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Pika e parë ka të bëjë me pagesën e plotë të fletës së votimit për shqiptarët që më 11 maj do ushtrojnë të drejtën e  votës, janë dakordësuar PS  dhe PD.

Pika tjetër ka të bëjë me numërimin e votës së emigrantëve, që do numërohen në KQZ dhe me komisionerë politikë.

Pika tjetër që nuk do ketë dakordësi, ka të bëjë me kërkesë të PD, që emigrantët të votojnë me dokumente të huaja. Kjo nuk do të pranohet nga PS, pasi sipas tyre kjo është e pamundur për t’u realizuar”, raportoi ajo./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!