Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Majko: Zbatojmë vendimin e Kushtetueses, aspak presion

schedule13:50 - 26 Korrik, 2024

schedule 13:50 - 26 Korrik, 2024

Është zhvilluar këtë të premte seanca e fundit e sesionit parlamentar, ku edhe u diskutua për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Në fjalën e tij të mbajtur në këtë seancë, deputeti Pandeli Majko u shpreh se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen duke hedhur poshtë të gjitha akuzat për presion. Gjithashtu ai i bëri thirrje opozitës që të votojë ndryshmet në Kodin e ri Zgjedhor.

“Nëse nuk do të merreshin masat rrezikonim që zgjedhjet e 2025 të ishin të kontestuara në legalitetin e tyre. Kam fjalët më të mira për 2 negociatorët, PD dhe PS. Kanë negociuar me transparencë. E kuptoj që këtu ka sindroma të ndryshme që kanë të bëjnë me vullnetin e kryetarëve të partive. Këtu dikush ngatërron kekun me byrekun. Nuk na ka sjellë në një situatë të vështirë demokratike në Shqipëri sistemet. Ne nuk kemi pse t’ja hedhim fajin sistemit. Prandaj miqtë e mi, rregullat përbashkëta dhe zbatimi i Gjykatës Kushtetuese na ka sjellë sot këtu. Të vetëm ne nuk i miratojmë këto ndryshime kushtetuese. Kush mendon se do të hyjë me lista të hapura ti votojë kundër. Nuk ka nevojë të na thotë se Rama do të bëhet mbret, ne na duhet të zbatojmë vendimet e GJK-së. Asnjë gjë nuk është bërë nën presion. Mos u trembni shumë nga listat e sigurta”, tha më tej Majko.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!