Ndryshimet në Kodin Penal, Juristi: Rama po luan blofin

schedule21:45 - 22 Maj, 2019

schedule 21:45 - 22 Maj, 2019

Ndryshimet në ashpërsonim e Kodit Penal për ata që tentojnë të prishin zgjedhjet nuk hyjnë dot në fuqi deri më datë 30 Qershor. Kështu është shprehur në studion e emisionit “Byro Politike”, juristi Sokol Azizaj.

Sipas juristit, Rama po luan blofin për të mbajtur situatën në emocion dhe për t’u justifikuar para qytetarëve se po bën të gjitha përpjekjet që zgjedhjet do mbahen.

“Si fshihen gjërat?! Sot ose para disa ditësh Kryeministri deklamoi se do të bëjnë ndryshme ne Kodin Penal për ata që prishin zgjedhjet. Njëzëri nuk e dinë. Qytetarët nuk e identifikojnë dot problemin. Kjo do të thotë se edhe nëse duan ta fusin sot, të mblidhte Kuvendi sot dhe të fusin ndryshimet e Kodit Penal, deri në 30 Qershor kur do ndodhin zgjedhjet nuk kanë shanse që ligji të hyjë në fuqi. Në këto kushte mbahet situata në emocion më të lartë, që përpara qytetarëve të jenë të justifikuar për përpjekjet e tyre ndonëse, teknikisht, formalisht, juridikisht nuk ka shanse të bëhet ndryshimi”, tha Azizaj.

Ndryshimet për ashpërsim të  Kodit Penal janë kërkuar nga qeveria, pasi opozita është shprehur se nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve më 30 Qershor./abcnews.al