Kuvend, debate për buxhetin/ Mete: Në prill, detaje për rritjen e pagave. Tabaku: Qeveria s’ka strategji për investimet e huaja

schedule13:29 - 21 Mars, 2024

schedule 13:29 - 21 Mars, 2024

Rritja e pagave duke arritur nivelin prej 900 euro në muaj mbetet objektiv kryesor i buxhetit për këtë vit.Gjatë prezantimit të ndryshimeve të buxhetit në Kuvend ministri i financave Ervin Mete tha se së shpejti do publikohet detajimi i rritjes së pagave sipas kategorive.

Ministri i financave theksoi se rritja ekonomike është rishikuar me rritje për 2023 ndërsa optimiste janë vlerësimet edhe për këtë vittë ndikuara nga turizmi e investimet

Por për deputeten demokrate qeveria nuk një strategji të mirfilltë për investimet dhe turizmin.Jorida Tabaku theksoi se investimi i dhëndrit të presidentit amerikan duhet të jetë transparent.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!