Ndryshimet mes lisë së majmunëve me linë e zakonshme, Pilaca: Nuk ka vend për alarm

schedule16:57 - 26 Maj, 2022

schedule 16:57 - 26 Maj, 2022

Lia e majmunëve është përhapur në disa vende të botës dhe njerëzit janë të shqetësuar.

Mirëpo specialistët thonë se nuk ka vend për alarm. Profesor doktor Arben Pilaca shefi i shërbimit të departamentit të mjekësisë internenë spitalin Hygeia dhe infeksiolog, thotë se ndryshe nga COVID ky infeksion përhapet vetëm nga kontakti i ngushtë.

“Duhet thënë se nuk ka asnjë ngjashmëri me rrugët e transmetimit që të jetë rruga e sparklave siç është koronavirusi. Ky është nga kontakti i drejtpërdrejtë nga kontakti i ngushtë me  një person të infektuar me puçra të tija ose me ato rrobat që ai ka përdorur dhe të tjerët pa masa mbrojtëse dhe pa doreza. S’duhet të ketë panik por duhet kujdes”.

Ai tregon ndryshimet mes lisë së zakonshme dhe lisë së majmunit.

“Shenjat në lëkurë që ka varicela janë elementë të lëkurës në mosha të ndryshme. Njëra është një njollë e zbehtë pastaj bëhet e ngritur e qelbëzuar dhe pastaj bëhet me kruste. Këta janë mosha”.

Për çdo shqetësim që keni, në spitalin Hygeia do të gjeni një shërbim cilësor nga specialistët më të mirë të shëndetit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!