Ndryshimet kushtetuese, juristi: Palët duan të gjejnë një mënyrë për ta vjedhur votën të qetë

schedule14:16 - 14 Korrik, 2020

schedule 14:16 - 14 Korrik, 2020

Juristi Sokol Hazizaj foli për Abc News gjatë një lidhjeje direkte me studion e lajmeve rreth ndryshimeve kushtetuese për zgjedhjet.

I pyetur nëse është e drejtë që të ndalohën koalicionet, Hazizaj u shpreh:

“Ky është një diskutim që nuk ka më vlerë, sepse është jashtë parshikimeve të marrëveshjes për marrëveshjen më 5 qershor. Sot nuk ka më diskutim për të drejtën e qytetarit shqiptar për t’u shprehur votën e tij ndaj klasës politike. Sot ndryshimi diskuton të drejtën që kanë partitë politike, në koalicion apo jo, për të rrëmbyer votën e qytetarit.”

Po ashtu, juristi shtoi se ndryshimet në Kodin Zgjedhor, qoftë edhe për koalicionet, deri më tani janë ndryshuar disa herë nga të njëjtët persona.

Hazizaj: “Teknikisht, formalisht, në ndryshimet e kodit Zgjedhor, do shihni se dispozitatat respektive të Kodit, për koalicionet, për mënyrën e trajtimit të votës, ka ndryshuar disa herë nga të njejtët syresh. Kjo do të thotë se ende nuk është kolauduar midis politikes mënyra më e qetë për të rrëmbyer votën.”

I pyetur nëse kjo situatë mund të quhet një Grusht Shteti, Hazizaj shpjegoi se ligjbërësit kanë krijuar situata “të kotësive”. Ndërsa vuri në dukje se jemi një vend që s’ka më gjyqe e gjykata.

Po ashtu, juristi theksoi se këto ndryshime nuk i bëjnë më të ndershme zgjedhjet.

Hazizaj: “Edhe reforma zgjedhore, nëse do pranohet si e tillë, me këto lista që janë qesharake, e shpjegoi qartë zoti Skënderi, sa kohë në subjektet politike mungon demokracia e brendshme..”

Sipas tij, është absurde që të mendosh “që të njëjtin njerëz të bëjnë ndryshime në favor të votuesve.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!