Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bardhi i përgjigjet Gjiknurit me përgjigjet e Bild: Rama vazhdon koalicionin me krimin e organizuar

schedule14:05 - 26 Korrik, 2020

schedule 14:05 - 26 Korrik, 2020

Në përgjigje të arsyetimeve të Damian Gjiknurit, numri dy i demokratëve, Gazment Bardhi ka përdorur audio-përgjimet e gazetës gjermane “Bild”.

“Ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës është provë që Edi Rama vazhdon koalicionin me krimin e organizuar,” shkruan ai në një postim të tijin në Facebook.

Në postimin e tij Bardhi shkruan se “zgjedhjet në Shqipëri nuk i ka dëmtuar pjesëmarrja e partive politike në zgjedhje, por bashkëpunimi i Damianit me Ymer Lalat në blerjen e votave, bashkëpunimi i Vangjushit me Avdylajt në caktimin e kandidatëve dhe kërcënimin e votuesve, etj..”

Pra, sipas tij, “zgjedhjet i ka dëmtuar koalicioni i Edi Ramës me krimin e organizuar dhe jo koalicioni parazgjedhor i partive politike.”

Bardhi shkruan po ashtu se Rama, i braktisur nga qytetarët, “po tenton të prishë rregullat e garës në mënyrë të njëanshme, i frikësuar nga humbja e zgjedhjeve.

Postimi i plotë:

Ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës është provë që Edi Rama vazhdon koalicionin me krimin e organizuar.

Zgjedhjet në Shqipëri nuk i ka dëmtuar pjesëmarrja e partive politike në zgjedhje, por bashkëpunimi i Damianit me Ymer Lalat në blerjen e votave, bashkëpunimi i Vangjushit me Avdylajt në caktimin e kandidatëve dhe kërcënimin e votuesve, etj. Pra, zgjedhjet i ka dëmtuar koalicioni i Edi Ramës me krimin e organizuar dhe jo koalicioni parazgjedhor i partive politike.

I braktisur nga qytetarët, Edi Rama po tenton të prish rregullat e garës në mënyrë të njëanshme, i friksuar nga humbja e zgjedhjeve dhe pushtetit të tij personal, që në 7 vjet e përdori vetëm për të mbështetur veten, oligarkët dhe krimin e organizuar!

Asnjë ndryshim i njëanshëm nuk mund të jetë i detyrueshëm për opozitën politike të vendit. Nëse Edi Rama ka vendosur të hedhë në erë zgjedhjet e ardhshme, ne do të bëjmë gjithçka që koston ta mbajë ai, personalisht, jo Shqipëria e shqiptarët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!