Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka deklaruar se lëvizjet e fundit të opozitës me amendamentet për ndryshimet Kushtetuese janë vënia në funksion e Demokracisë.
Sipas Sorecës, ende nuk janë njohur me ndryshimet e propozuar nga PD, por megjithatë ai tha se kjo është diçka pozitive dhe iniciativat do diskutohen mes Qeverisë dhe Opozitës.
“Për hartën territoriale e cila u propozua nga opozita nuk kemi pas mundësinë ta shohim por e dimë që është dorëzuar nga PD në parlament. Por siç e thashë edhe dje kur prezantova raportin e progresit pra kjo është demokracia dhe ja se si po funksionon ajo. Pra është kthyer në parlament . Ajo sjell iniciativat e veta të cilat do të diskutohen me qeverinë dhe opozitën” tha Soreca.
Partia Demokratike ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë propozimet e saj për ndryshimet kushtetuese. Amendametet e PD përmbajnë ndryshime kushtetuese për reformën zgjedhore, për reformën territoriale dhe për Vettingun e politikanëve./abcnews.al/