Ndryshimet e takstave në Kuvend/ Ekonomi: Lidhen me ligjet kryesore, përpiqemi të ndjekim disa nga masat që ka marrë BE

schedule14:25 - 6 Nëntor, 2023

schedule 14:25 - 6 Nëntor, 2023

Deputetja e Partisë Socialiste dhe anëtarja e Komisionit të Ekonomisë, Milva Ekonomi ka folur në “Money Report” për ndryshimet e tastave në Kuvend. Ajo ka deklaruar se këto ndryshime lidhen me disa nga ligjet kryesore.

Sipas Konomit, të gjitha këto ndryshime synojnë të marrin në konsideratë disa gjëra dhe po përpiqen të ndjekin disa nga masat që ka marrë BE

“Tani paketa fiskale e këtij viti përbëhet nga disa ndryshime që lidhen me disa nga ligjet kryesore. Së pari, me ligjin për akcizën, së dyti me ligjin për takstat vendore, së treti për procedurat tatimore dhe së katërti, me ligjin për TVSH-në.

Të gjitha këto ndryshime synojnë të marrin në konsideratë disa gjëra. E para, synojnë të barazojnë disa skema që kanë të bëjnë me faktin që Shqipëria ka aderuar në disa konventa. Për shembull, po përpiqemi dhe ne të kemi programet tona për një Europë të gjelbërt dhe synojmë kryesisht kur flasim për takstat vendore, flasim për takstat e karbonit. Edhe takstat e tjera që lidhen me nxjerrjen e mineraleve, të cilat janë të tilla sepse dhe në BE synohet të shkohet drejt një mjedisi të gjelbërt. Edhe për këtë arsye ne përpiqemi të ndjekim disa nga masat që ka marrë BE për sa i takon karburanteve me origjinë fosile”, tha ndër të tjera ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!