Ndryshimet e Kushtetutës, aventurë? Rama-Metës: Nuk je Nastradini, parlamenti nuk është shporta e qershive

schedule14:22 - 15 Korrik, 2020

schedule 14:22 - 15 Korrik, 2020

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë komunikimit me median ditën e sotme, se Komisioni i Ligjeve miratoi të plotë marrëveshjen e 5 qershorit.

Rama pohoi se drafti i dakordësuar me opozitën jashtëparlamentare është miratuar pa konsensusin e opozitës parlamentare duke theksuar se ky është lëshimi më i madh që PS ka bërë.

Kryeministri theksoi edhe sot deklaratën e tij se Parlamenti “është sovran e mbi parlamentin s’është askush e s’mund të dalë askush”, lidhur me akuzat për ndryshimet kushtetuese për reformën zgjedhore.

Pyetjes së gazetarëve se Meta ka llogaritur vetëm 82 deputetë të ligjshëm në parlament, dhe faktit se ai ka kërkuar gjatë ditës së sotme në takimin me kreun e demokratëve Lulzim Basha, të mos bëhen aventura me Kushtetutën, kryeministri u shpreh se parlamenti nuk është shportë e qershive të Nastradinit dhe si i tillë nuk mund të veprohet sipas oreksit.

“E besoni që realisht nuk i kam ndjekur të gjitha këto që kanë ndodhur sot megjithatë atë të 82 e dëgjova, si do e votojmë marrëveshjen nëse janë 82? Kush është përgjigja për këtë? A po është si qershitë e Nastradinit, ka qershi të mira apo ka qershi të pangrënshme  sipas oreksit.

Presidenti është ndryshe në këtë pikë nga Lulzim Basha, më besoni, e njeh shumë mirë aritmetikën. Për sa i përket legjitimitetit të parlamentit faktikisht presidenti në mënyrë të vazhdueshme komunikon me parlamentin, kthen ligje i miraton. Kemi pas ngërç të madh kemi pas bashkëpunim.

Nuk mendoj që Meta është Nastradini dhe Parlamentin nuk është shportë e qershive të Nastradinit. Presidenca është një seli e Opozitës, sepse kemi edhe Opozitë Presidenciale. Ne kemi tre Opozita në fakt. Por me Opozitën Presidenciale kemi vetëm marrëveshje institucionale.

Në fund, Presidenti që nuk ka as të drejtë kushtetuese që të komentojë, do t’i nënshtrohet vendimit të Kuvendit”, deklaroi Rama./abcnews.al