Ndryshimet e fundit/ Hiqni kufjet, kur gjobiten qytetarët? Gonxhe jep lajmin e mirë për kolaudimet

schedule20:13 - 12 Maj, 2021

schedule 20:13 - 12 Maj, 2021

Parlamenti miratoi pak ditë më parë paktën e ndryshimeve në Kodin Rrugor, të cilat presin firmën e Presidentit për të hyrë në fuqi, por risitë i shpjegoi mbrëmjen e sotme në Radarin Informativ në ABC përballë gazetares Jonida Shehu drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe.

Për Kodin është punuar një vit e ca përpara dhe koncesioni i SGS-së ishte drejt mbarimit dhe vetë enti jonë ka qenë subjekt i një transformimi rrënjësor me gjithë problemet që mund të kemi. Jemi gati 1.1 milionë shoferë në Shqipëri.

Ka pasur debate për disa pika, që grupet e interesit kanë këmbëngulur, si për masat për qarkullimin pa siguracion të detyrueshëm, kemi dakordësuar që ka plot mënyra me shtrëngime me cdo mënyrë tjetër por që kanë të bëjnë më parë me provën e kapjes të mjetit në qarkullim apo zona publike, atëherë mund të ndërhyjmë.

Sigratorët mendojnë se një numër qarkullojnë pa siguracion, edhe ne e kemi që një numër mjetesh qarkullojnë pa kolaudim. Por metodat janë në kapjen në flagrancë edhe në një parkim privat, nëse nuk jeni në garazhin personal” tha ai.

Por cilat masa janë shtrënguar? Lista është e pafundme, tha Gonxhe që u ndal te shoferët që kapen të dehur apo që përdorin celularin në timon që do të përballen me tre apo katërfishim të gjobave.

Shkeljet që kanë të bëjnë me alkoolin dhe celularin, janë trefishuar dhe katërfishuar, nuk ta them saktësisht sepse veprojnë me disa norma, nëse e përsërit është akoma e rëndë, ka shumë rëndësi zona ku e bën, nëse e bën shkeljen në zonë është urbane është më e rëndë. Është futur koncepti i këshillimit për herë të parë, kur masa është pa pasoja të rënda. Masa e këshillimit është në sistem. Kemi mos vendosjen e rripave dhe sediljeve të fëmijëve, por edhe pasagjerit”.

Masa parashikohen edhe për këmbësorët. “Futen masat për këmbësorët. Kodi futet më thellë. Sot në zonat urbane në krahasim me BE-në dhe rajonin kemi shifra jo të mira me më shumë aksidente të shkaktuara nga këmbësorët, ose shkak, jo mjet me mjet, por mjet me këmbësor. Nëse keni kaluar rrugën në vendin e gabuar ka një gjobë, nëse do të ecni në biçikletë me kufje ka një gjobë. Rëndohen masat që kanë të bëjnë me sjelljet e rrezikshme. Përveç gjobës hiqen edhe më shumë pikë nëse e përsërisni duke u rikthyer në autoshkollë”.

Kolaudimi i automjeteve do të fillojë brenda majit, por Gonxhe kishte një sqarim të rëndësishëm për të gjithë drejtuesit e makinave që u ka mbaruar afati në fillim të këtij viti. “Do të fillojë brenda majit. Ata që kanë një certifikatë që u ka skaduar gjatë 2021, psh në janar dhe kolaudimi ka qenë i mbyllur dhe më skadon në qershor dhe shtator, këta i shtojnë edhe 12 muaj certifikatës së tyre.

I vetmi problem është që kemi shtyrë këta të skadencës së parë, tani që të jenë të qetë të gjithë kush ka një certifikatë që i ka skaduar në fillim të këtij viti, të gjithë këtyre do u skadojë në fillim të 2022. Mjetet e reja do të vijnë pas tre viteve nga targimi i parë. Dy vjet mjetet e përdoruara. Do të fillojmë kolaudimin brenda majit, pasi kemi 150 mijë mjete që kanë hyrë” përfundoi ai.  /db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!