Ditën e sotme janë bërë ndryshime në postet drejtuesve të Drejtorëve të Policisë së Shtetit në rrethe.
Tonin Vocaj është emëruar Drejtor i Policisë së Tiranës, duke zënë vendin e Lorenc Panganikës, i cili shkon në akademinë e policisë.
Ndërkohë në vend të Tonin Vocajt është emëruar Sokol Bizhga. Gjithashtu janë bërë emërime të reja edhe në Dretjtoritë e Policisë së Vlorës, Fierit dhe Shkodrës.
Në Vlorë Drejtor është emëruar Ermal Muça, në Fier Niko Brahimaj dhe në Shkodër Ervin Hodaj.
Ndërsa Gent Ndoj emërohet drejtor i Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme.
Ndryshimet:
Tonin Vocaj emërohet drejtor i Policisë në Tiranë. Duke zëvendësuar Lorenc Panganikën. Ky i fundit shkon në Akademinë e Sigurisë.
Vendin e Vocajt e zë Sokol Bizhga.
Ermal Muça emërohet drejtor në Vlorë.
Niko Brahimaj emërohet në Fier.
Ervin Hodaj në Shkodër.
Lutfi Minxhozi emërohet drejtor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.
Gent Ndoj emërohet drejtor i Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme.
/Abcnews.al/