Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Furtuna “Koçiu” në polici/ Ndryshohen drejtuesit në disa komisariate policie në rrethe, një grua mes tyre

schedule10:18 - 29 Tetor, 2025

schedule 10:18 - 29 Tetor, 2025

LIBRAZHD- Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka kryer një sërë ndryshimesh në nivelet drejtuese të disa komisariateve në vend.

Ndër emërimet më të spikatura është ajo e Kryekomisares Nertila Meta, e cila nga detyra e Specialistes për dhunën në familje në Drejtinë e Përgjithshme të Policisë,  është emëruar Shefe e Komisariatit të Librazhdit. Duke se policia po u bëson më shumë grave në radhët e policisë drejtimin e kamisariateve, duke shënuar rastin e dytë në vend. Më herët gjatë muajit korrik, ishte Komisare Edjona Dano  e cila u emëruar Shefe e Komisariatit te Policisë Kuçovë.

Kryekomisar Elton Halili, nga Shef i Komisariatit të Librazhdit, transferohet Shef Komisariati në Bulqizë. Ndryshimet kanë prekur edhe komisariatin e Dibrës, ku Kryekomisar Altin Lila, nga drejtues i kësaj strukture, emërohet Specialist për hetimin e Krimeve në Drejtorinë e Përgjithshme.



Ndersa Kryekomisar Mariglen Duçi, nga Shef i Komisariatit të Malësisë së Madhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Dibër duke zevendesuar Altin Lilen. Vendin e Duçit, në Malësinë e Madhe e zë, Komisar Klaudio Zhupa, I cili më herët ka mbajtur postin e Shefit të Seksionit për Krimet në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Kryekomisar Erdit Reçeku, nga Shef i Komisariatit nr.6 në Tiranë, emërohet Shef Sektori për Krimet në Volum në Elbasan. Kryekomisar Edvin Peci, nga Shef i Komisariatit të Bulqizës, emërohet Shef i Komisariatit nr.6 në Tirane duke zene vendin e Erdit Rrecekut./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!