Genoa-Milan është një ndeshje jetike për të dy skuadrat, sidomos për trajnerët respektivë. Dikush mund të largohet në fund të përballjes që zhvillohet sonte në orën 20:45 në stadiumin Luig Ferraris.
Marco Giampaolo ka vendosur të bëjë disa ndryshime në repartin e mesfushës. Calhanoglu do të ulet në stol dhe në vend të tij pritet ta nisë si titullar Luca Paqueta. Braziliani i ka kaluar shqetësimet fizike dhe sonte pritet shumë nga ai.
Edhe Lucas Biglia do të rikthehet në formacion në vend të Bennacer, teksa konfirmohet Kessie. Për herë të parë si titullar do ta nisë edhe Leo Duarte. Musacchio është i skualifikuar dhe braziliani do të formojë dyshen e qendrës bashkë me Romagnolin.
Theo Hernandez është favorit për krahun e majtë të mbrojtjes me Calabrian nga krahu tjetër. Reparti ofensiv nuk pritet të ketë ndryshime. Suso dhe Leao do të sulmojnë nga krahët me Piatek në qendër gati për të ndëshkuar ish-ekipin e tij.
Milan (Formacioni i mundshëm): Donnarumma; Calabria, Duarte, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Biglia, Paqueta; Suso, Piatek, Leao.