Ndryshime në kombëtaren U-21, katër afrime të reja te Shpresat kuqezi

schedule18:39 - 6 Tetor, 2020

schedule 18:39 - 6 Tetor, 2020

Plot katër futbollistë janë afruar te Shpresat U-21 ditën e sotme, pas disa mungesave dhe largimit të portierit Gentian Selmani te skuadra A. Arbër Basha, Jurgen Vrapi, Elion Sota dhe portieri Vogli Laroshi i janë bashkuar skuadrës së Bushit.

“21 vjeçarët kanë zhvilluar seancën e paradites në qytetin e Durrësit ku dhe janë grumbulluar. Nën drejtimin e trajnerit Alban Bushi dhe stafit të tij, futbollistët janë stërvitur intensivisht, duke filluar nga ora 09:30.

Stërvitja është përqëndruar kryesisht në ushtrime teknike, taktike dhe gjuajtjet në portë. Arbër Basha, Jurgen Vrapi, Elion Sota dhe portieri Vogli Laroshi i janë bashkuar ekipit U-21 për shkak të disa mungesave.

Portieri Gentian Selmani është thirrur në Kombëtaren A, ndërsa Adrian Hajdari është dëmtuar dhe është larguar nga grumbullimi”, shkruhej në njoftimin e FSHF-së./abcnews.al

https://www.facebook.com/FederataShqiptareeFutbollit/posts/3229227437176463

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!