Ndryshim total i strukturës, te Man. United nuk janë aspak të lumtur

schedule14:55 - 24 Shtator, 2019

schedule 14:55 - 24 Shtator, 2019

Manchester United është një nga ekipet e pakta që është ende me strukturat e vjetra. “Djajtë e Kuq” kanë vetëm një CEO (Ed Woodward) dhe një menaxher (trajneri Ole Gunnar Solskjaer). Këta dy individë marrin vendime për gjithçka, ndryshe nga klubet e tjera, që kanë një numër të madh drejtorësh, supervizorësh dhe role të tjera.

Pritet që dhe tek United të ketë ndryshime në strukturë, duke iu bashkuar një modeli më modern, pasi tifozët e “Djajve të Kuq” nuk janë aspak të lumtur me momentin që po kalon skuadra e tyre. Si pasojë, presidenca e klubit, familja amerikane Glazers, ka vendosur që të ndryshojë totalisht strukturën.

Woodward ka nisur punët për të gjetur dy drejtorë, atë teknik dhe të përgjithshëm. Gjithashtu, Solskjaer nuk do të jetë më menaxher, por thjesht kryetrajneri i skuadrës. Norvegjezit do t’i duhet të shqetësohet vetëm për atë që ndodh brenda fushës së lojës. Woodward pranoi për mediat se ndryshimi i strukturës do të ndodhë, si dhe foli edhe për të ardhmen e klubit:

“Afrimet tona të reja, Dan James, Aaron Wan-Bissaka dhe Harry Maguire, e kanë përforcuar tepër skuadrën. Gjithashtu, kemi rinovuar me Rashford, De Gean dhe Lindelof, si dhe Martial dhe Shaw më herët gjatë sezonit. Ne jemi optimistë për të ardhmen”./abcnews.al