Ndryshim të gjeneve te foshnjat, dënohen tre studiues

schedule22:54 - 31 Dhjetor, 2019

schedule 22:54 - 31 Dhjetor, 2019

Një shkencëtar dhe dy asistentë të tij janë dënuar për shkak se është zbuluar se realizonin eksperimente në embrionin e njeriut pa leje. Lajmi është bërë i ditur nga mediat shtetërore kineze.

Agjencia e lajmeve, Xinhua shkruan se He Jiankui, i cili ka pretenduar një vit më parë se ka krijuar foshnje me gjene të ndryshueshme, është dënuar me tre vjet burgim dhe gjobë në vlerë të 430,000 dollarëve.

Ndërkohë autoritetet kanë kërkuar që puna e tij kërkimore të ndalet dhe është përjashtuar nga Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë në Shenzhen.

Dy bashkëpunëtorët e tij po ashtu janë dënuar me shumën e njëjtë të të hollave mirëpo më pak kohë në burg, për shkak se i kanë ndihmuar shkencëtarit që të realizojë eksperimentin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!