Skulptori i Skënderbeut, Ardian Pepa ka treguar në emisionin “Pas Mesnate” se ndryshe nga moshatarët e tij kur ka qenë i vogël, nuk ka pasur dilema për profesionin e së ardhmes.
Ai ka thënë se e ka ditur që ka dashur skulpturën, madje as piktura nuk e tundonte.
“Skulptura te unë ka ardhur shumë natyrshëm. Nuk është se kam pasur një ndikim apo një figurë që do të bëhem si ai apo si ky tjetri. Më ka ardhur shumë natyrshëm. Nuk kam pasur këto dilemat do merresha me pikturë apo me skulpturë, se unë që i vogël vizatoja, pastaj fillova shkollën e mesme, më pas të lartën, domethënë nuk jam ndarë asnjëherë skulpturës. Më pëlqente forma, plastika. Ka qenë interesant momenti i parë kur unë kam prekur baltën, më ka bërë për vete. Më ka ngjitur që në momentin e parë dhe nuk i jam ndarë në asnjë moment”, u shpreh Pepa.
Më tej, si pedagod në Universitetin e Arteve në degën e skulpturës ai ka thënë:
“Brezat kanë ndryshuar, vërtetë ne kemi qenë më shumë veta, por edhe tani spikasin elemente që e duan punën dhe kanë dëshirë, ka të talentuar”./abcnews.al