Ndreu: U fikëm në pjesën e dytë. Penalltia pa lidhje, goli i tmerrshëm

schedule16:08 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 16:08 - 23 Dhjetor, 2020

Ramazan Ndreu, trajneri i Kastriotit, pas ndeshjes me Partizanin, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport tha: “Kemi zhvilluar një lojë me dy tablo. Nuk lamë hapësira në pjesën e parë dhe nuk na rrezikuan. Në pjesën e dytë patëm rënie fizike, u munduam ta freskojmë ekipin. Lëshuam terren dhe patëm vështirësi. Loja mund të shkonte drejt barazimit.

Penalltia? Me thënë të drejtën kjo është një penallti e sajuar, nuk ka lidhje. Ai lëshon topin dhe nuk e marr vesh. Shikoni topin, ai e lëshon dhe do të futet në mes. Boyom nuk do të hapë rrugë. Ku e shikoni dorën te fyti i kundërshtarit? Nuk janë penallti këto. Duhet të jenë më të kujdesshëm arbitrat.

https://streamable.com/0cmnru

“Golin nuk e kam parë, po merresha me stolin. Tani që e shoh, është e tmerrshme. Në pushim u thashë lojtarëve që Partizani do ishte agresiv. Barazuan me Bylisin dhe do jepnin gjithçka për të fituar. Nuk kërkova të tërhiqeshin prapa, pasi ashtu u jepnim mundësi. Lodhja dhe presioni bëjnë të veten. Kaq është fuqia e lojtarëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!