Ndreu pa frikë para Partizanit: E dimë “recetën” për t’i mundur!

schedule21:15 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 21:15 - 22 Dhjetor, 2020

Ramazan Ndreu, trajneri i Kastriotit, para ndeshjes me Partizanin ka folur për mediat dhe është shprehur kështu: “Është shumë e rëndësishme, që në ndeshjen e kaluar luajtëm mirë dhe morëm tre pikë. Kjo më kënaq, sepse e para janë pikët dhe e dyta është loja e mirë, pra jemi në rrugën e duhur.

Aq më tepër kur kemi kaluar një kundërshtar të fortë si Kukësi.  Në përfundim të fazës, do të them që jemi brenda objektivave, pavarësisht disa luhatjeve që patëm, për të cilat unë mendoj se janë normale për një skuadër që vjen nga Kategoria e Parë.

Në të gjithë këtë periudhë që kemi patur në dispozicion jam munduar që lojtarëve t’ua bëj të ditur që jemi skuadër e re dhe arma jonë më e fuqishme do të jetë ‘lufta’ me kuptimin e mirë të fjalës. Nga sekonda e parë e deri në të fundit do punojmë që të marrim maksimumin nga gjithë arsenali dhe potenciali që kanë lojtarët në dispozicion.

Ndaj edhe ndaj Partizanit na del për detyrë që të luftojmë shumë, të jemi konkret dhe të vëmendshëm nga fillimi e deri në fund. E përsëris shpesh këtë frazë, pasi me Vllazninë dhe Bylisin jemi ndëshkuar në fillim të lojës, gjë e cila tregon nënvlerësim. Pra nëse lojtarët do ta zhvillojnë lojën me Partizanin siç e zhvilluam ndaj Kukësit, do të them që do të dalim fitimtarë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!