Ndreu: Me pak kujdes edhe e mundnim Tiranën, sulmuesit tanë jo në nivelin e duhur

schedule16:07 - 25 Shtator, 2021

schedule 16:07 - 25 Shtator, 2021

Kastrioti arriti të marrë një barazim me shifrat 1-1 ndaj Tiarës sot. Pas ndeshjes për Supersport foli trajneri i krutanëve, Ramadan Ndreu.

“Morëm një goditje që në start me 2 humbje. Skuadra me kalimin e kohës, arriti të përmirësohej. Kërkoja që mos ta humbnim ndeshjen. E arritëm qëllimin.

Po të kishim qenë më të kujdesshëm, edhe mund të kishim shënuar. Iu thashë skuadrës që të bënte kujdes me goditje standarte, sepse kemi lojtarë shtatshkurtër në krahasim me Tiranën. Mendoj që është një pikë e vlefshme.

Sulmi? Kemi marrë një kroat, kemi Ajazin, por nuk e kanë nivelin e Dejvid. Duke qenë të bashkuar mund të jemi afër portës. Sulmuesi që kishim na tërhiqte përpara.

Sulmuesit që kemi, nuk na përshtaten, ka tre javë që kanë ardhur. Lojtarët e ardhur janë dobët fizikisht, mendova që t’i ndërroja.

Sot ajo që më kënaqi është se po kthehemi te grinta dhe lufta. Një skuadër që ka dëshirë. Tirana është skuadër me shumë nivel, lojtarët duan kohën e duhur, kemi 4-5 lojtarë në gjendje jo të mirë fizike.

Kjo është shumë e rëndësishme, sidomos për ne që kemi lojtarë mesatarë. Gjendja fizike duhet bashkuar me luftën”, u shpreh Ndreu. /abcnews.al