Ndreu kundër Reformës Territoriale: Jo efektive, nuk është e vërtetë që s’ka shërbime në zonat rurale

schedule09:45 - 7 Shtator, 2022

schedule 09:45 - 7 Shtator, 2022

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu është shprehur kundër ndryshimit të Reformës Territoriale. Në Komisionin e “Territoriales”. Ndreu tha sot se me formulën aktuale të gjithë janë të përfaqësuar me këshillin bashkiak.

“Të marrim rastin e Lezhës që është përqendruar në një. Problemi më serioz nuk janë elementët që janë të realizuar. Përfaqësimi është realizuar. Çdo njësi vendore është e përfaqësuar në këshillin bashkiak. Jo me një.

Por me dy dhe tre persona. Ky është argument pa sens. Kush të dojë mund të vijë dhe të marrë emrat e këshillit bashkia. Nëse duhet të përfaqësohet për çdo shtëpi dhe derë ky është problem tjetër. Unë konstatoj gjatë kohës që drejtoj problem është mënyra e menaxhimit. Pse një dy apo 5 bashki difektojnë ne të dalim në konkluzione”, deklaroi ai.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës ka thënë e ndarja e  territorit është jo efektive. Në fjalën e tij gjatë Komisionit të Reformës Territoriale, u shpreh se bashkitë janë produktive dhe kanë ulur borxhin 50%. Ai shtoi se bashkinë e ka marrë me 4.6 miliardë lekë borxh ndërsa sot borxhi është 1 miliard lekë. Ndër të tjera theksoi se në zonat rurale ka shërbime.

“Bashkitë janë të vetmet institucione që e kanë ulur borxhin 50%. Unë e kam marrë bashkinë me 4.6 mld lekë të vjetra borxh. Sot është më pak se 1 miliardë. Bashkitë që kanë ulur borxhin do të thotë se kanë performuar në nivele të mira. Ngrihet problematika e mosdhënies së shërbimit në zonat rurale. Nëse organizon punën dhe ngre strukturat arrin.

Në zonat rurale kemi bërë 300 km kanale kulluese që nuk i ka prekur njeri për 30 vite. Nëse ne nuk i bëjmë produktive tokat që me një shi mbushen me ujë. Kemi ndërhyrë në rrugë rurale. Kemi adresuar problemet e ujit në mënyrë të detajuar. Të paktën mbi 8 projekte me qeverinë dhe përmes KFV-së ne i kemi adresuar.

Kemi bërë një sistem. Kam dëgjuar histori por çështja e të ardhurave është problem serioz. Sistemi i vjeljes së taksave në zonat rurale është i vështirë. Nëse ke 4 vjet reformë territorial dhe nuk ke të dhëna të sakta apo taksa arbitrare që i vë të gjithëve njësoj për territore të ndryshme. Të paguajnë njësoj taksën e pastrimit kjo është absurde. Duhet punë”, tha Ndreu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!