Ndreu: Jemi skuadra më e rrezikuar, ka 5-6 ndeshje që luajmë keq

schedule18:14 - 17 Prill, 2021

schedule 18:14 - 17 Prill, 2021

Kastrioti u mposht 3-1 nga Partizani dhe pësoi sërish tre gola, edhe pse shënoi i pari në kryeqytet. Trajneri Ramazan Ndreu, pas ndeshjes foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

E nisëm mirë lojën, por ka disa ndeshje që nuk arrijmë ta menaxhojmë dot 90 minutat. Kemi mungesë të lojtarëve cilësorë, në pjesën e dytë na dëmtoi edhe dalja e Patrikut (Bardhi). Edhe Partizani ka më shumë cilësi se ne dhe e fitoi lojën.

Ka 5-6 ndeshje që luajmë keq, kemi edhe probleme psikologjike. Duhet ta kuptojmë që jemi skuadra më e vogël. Duhet të mbrohemi mirë dhe të kapim kundërshtarët në befasi. Lojtarët e rinj nuk kanë cilësinë për të përballuar këto ndeshje.

Shpresojmë të përmirësohemi, por duhet shumë punë. Jemi skuadër me nivel mesatar. Në rastin kur na mungojnë lojtar si Devid, arrijmë të dalim në sulm me vonesë. Ai mban topin, tërheq skuadrën, që përfiton kohën për të dalë përpara.

Jemi skuadër që na bie niveli nëse mungojnë 3-4 lojtar. Devid është pika jonë kryesore, jemi pak të çakorduar pa sulmuesin tonë. Lufta sportive? Ne jemi mangut me lojtarë, kishim futbollistë me nga 3 kartonë, në ndeshjen tjetër do të merrnim lojtarë nga U21.

Frika e ndëshkimit me kartonë ndikoi që të binte disi lufta sportive. Ne jemi më të rrezikuar më shumë se kurrë, jemi keq dhe jemi skuadra më e rrezikuar se të gjithë të tjerat“, përfundoi trajneri i Kastriotit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!