Kastrioti reagoi pas dy humbjeve dhe sot mposhti 1-0 Kukësin pretendent. Trepikësh fantastik për ekipin krutan, që renditet në vend të pestë me 13 pikë. Trajneri i Kastriotit, Ramazan Ndreu i gëzohet fitores në prononcimin e dhënë për Supersport pas ndeshjes, ku ndër të tjera tha:
“Përfundoi faza e parë dhe jemi brenda objektivave. Kemi luhatje, e treguam ndaj Vllaznisë, pasi ua dhuruam fitoren. Në Ballsh më dhanë shpresë djemtë që sot do bënin maksimumin. Nëse do i linim lojtarët e Kukësit të dominonin, do kishim probleme.
Kisha në mendje të fusja Shkallën, por ndryshova mendim pas lëvizjeve të Kukësit. Plaku bën shumë mirë në sulm, sidomos në mbajtjen e topit, kemi nevojë për një gjë të tillë. Zëvendësimet e bënë punën e tyre.
Është e drejta e Gegës të thotë çfarë do. Nuk mendoj se arbitrat nuk e menaxhuan mirë ndeshjen. Vonesat ishin të drejta, pasi lojtarët dëmtohen dhe duhen ndalesat në lojë.
Në këto dy javë kemi punuar shumë në aspektin psikologjik. Vetëkënaqësia dhe hyrja me vonesë, tregon që ti i ke marrë ndeshjet lehtë. Kemi marrë gola duke i dhuruar. Mund ta mbyllim në pozicionin ku jemi“, përfundon trajneri i skuadrës krutane. /abcnews.al