Ndreu: Jam i kënaqur me fitoren, kemi nevojë për 3-4 përforcime

schedule16:07 - 12 Dhjetor, 2021

schedule 16:07 - 12 Dhjetor, 2021

Kastrioti arriti të mposhte Egnatian në duelin e mbijetesës, duke siguruar kështu 3 pikë jetike për qëndrimin në superiore.

Pas 5 javësh më rezultate negative, krutanët më në fund arrijën të marrin 3 pikë me shumë vlera ndaj një kundërshtari direkt.

Për “Supersport”, trajneri Ramadan Ndreu foli për fitoren e arritur si dhe çfarë pret nga drejtuesit në merkaton e janarit.

“Ndeshjet e fundit kemi pas shumë mungesa. Tirana, Partizani kanë investuar shumë dhe ne nuk mund të afrohemi me ta. Nëse ndeshja e sotme do të dilte barazim, do të kishim probleme.

Jam i kënaqur me fitoren, Ajazi shënoi, u zhbllokua dhe jam i kënaqur me të sepse punon dhe stërvitet shumë. Puna jonë e vazhdueshme është ana psikologjike dhe shpirtin e garës e kemi treguar në fushë. Për sfidën e radhës ndaj Skënderbeut do të shkojmë në Korçë për të dhënë më të mirën dhe maksimumin dhe pse jo për tre pikë.

Në pjesën e dytë tentuam më shumë ndërsa në të parë vuajtëm pak. Kjo vjen edhe nga tensioni që nuk krijuam atë që duam. Hysenin në të ardhmen në ndryshim nga sot do ta vendos në mesfushë dhe Kodrën në mbrojtje dhe ky i fundit ka fituar shumë besim dhe punon shumë.

Pjesët e dyta të tonat janë më të freskëta, ajo që na ka munguar gjithmonë është finalizimi i fundit për gol. Kemi biseduar me presidentin dhe stafin që duhet të ndërhyjmë në merkato.

Kemi piketuar disa në çdo repart. Merkato e janarit është e varfër edhe në Shqipëri dhe jashtë shtetit, ne kemi nevojë për merkato. Besoj se me këto 3-4 lojtarë që jemi në bisedime nëse konkretizohen do të na shërbejnë.”, deklaroi pas ndeshjes tekniku i krutanëve.  /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!