Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndreu: Humbje aksidentale me Vllazninë, Bylisi do vlerësim maksimal

schedule18:59 - 12 Dhjetor, 2020

schedule 18:59 - 12 Dhjetor, 2020

Ramazan Ndreu, trajneri i Kastriotit, ka folur para ndeshjes me Bylisin. Ai i është rikthyer humbjes me Vllazninë dhe thekson se është aksidentale, ndërkohë që vlerëson maksimalisht rivalin e radhës dhe kërkon përqendrim nga lojtarët e tij që nga minuta e para.

HUMBJA ME VLLAZNINË – “Të them të drejtën nuk është ndonjë dramë e madhe, pasi futbolli është i bukur kur ka humbje dhe fitore. Megjithatë unë isha i bindur që humbjen e parë nuk do e përjetonim mirë.  Gjithsesi do të thosha se ishte një humbje aksidentale, pasi që të marrësh gol që në sekondat e para do të thotë që merr një goditje psikologjike shumë të fortë.

Në momentin që arritëm ta balanconim lojën morëm golin tjetër nga një vendosje e gabuar. Megjithatë nuk ja vlen që ta diskutoj më gjatë, pasi për mua ishte një ndeshje e dhuruar dhe jo se ne kemi atë nivel”.

NISJA JO E MIRËQë të jem i sinqertë do të thosha që është mungesë eksperience. Akoma nuk e kuptojnë që futbolli nis që në sekondën e parë. Kemi punuar shumë këto dy-tre ditë që kemi patur në dispozicion, që në sekondën e parë të jemi të kujdesshëm, të vëmendshëm deri në momentin që arbitri përfundon lojën”.

BYLISI – “Sezonin e shkuar ka qenë një skuadër që ka treguar nivel të mirë loje. Edhe këtë sezon, pavarësisht se ndoshta nuk i ka grumbulluar pikët që i duhen, është një skuadër e mirë. E kam ndjekur dhe e respektojmë maksimalisht. Është një skuadër që vrapon shumë, punon, janë çuna të rinj në përgjithësi, të cilët kanë dëshirë dhe kanë ego për të ecur përpara. Kështu duhet vlerësim maksimal nga ana jonë”.

DËMTIMET – “Të them të vërtetën, rrallë në të gjithë karrierën time që kam si trajner të ndodhin aq shumë dëmtime. Është një situatë e jashtëzakonshme, jo e ndodhur më parë, është situatë e vështirë. Edhe në këtë ndeshje me Bylisin kemi shumë mungesa, por kjo situatë është dhe nuk kemi se çfarë të bëjmë. Do mundohemi që lojtarët më të mirë që kemi në dispozicion ti vendosim në formacion”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!