Ndreu: 65% e turistëve në Lezhë janë nga Kosova, në “Unum” do të jenë 8 mijë të huaj

schedule19:48 - 27 Maj, 2022

schedule 19:48 - 27 Maj, 2022

Pjerin Ndreu u shpreh optimist për sezonin turistik në Lezhë. Në një intervistë në Radar Informativ me Juli Xhokaxhi, kryebashkiaku socialist tha se 65% e turistëve në Lezhë janë nga Kosova. Për rrjedhoja tha ai, këtë vit kanë planifikuar programe që tërheqin më shumë turistë.

“65% e turistëve Në Lezhë janë nga Kosova. Kemi bërë një plan që disa komuna të Kosovës të kenë një natë në Shëngjin. Po bëjmë një plan në bashkëpunim edhe me kolegët më Kosovë. Bëmë një provë vjet me Medvegjën. Shqiptarët e Kosovës normalisht do jenë prezent jo vetëm për plazh por edhe me aktivitete të tjera”, tha ai.

Ndreu zbuloi se në festivalin “Unum” që nis më 1 qershor kanë konfirmuar pjesëmarrjen 8 mijë turistë të huaj.

“Strukturat akomoduese janë përmirësuar shumë. Ne jemi munduar që rregullin në plazh ta vendosim siç duhet. Mendoj se presim të jetë i mbarë. Në 1 qershor startojmë me një bum klientelë që shumica e tyre janë të huaj. Kanë konfirmuar pjesëmarrjen 8 mijë.  

Kemi një platformë ku ka gjithçka që ka Lezha në google. Lezha ka një bregdet. Pastaj kemi objektet historike të Lashta, kemi kalanë, Gjergj Kastriotin, kemi shtëpinë e Fishtës”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!