Gjykata e Posacme ka rrëzuar kërkesën e Ish-deputetit, Plarent Ndreca, për kalimin e cështjes në ngarkim te tij në Gkykatën e Tiranës, ku akuzohet për supervizimin e 4 komisariateve në kohën kur mbante detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.
Plarent Ndreca ishte i pranishëm në seancën e të enjtes, ku argumentij se një nga procedurat e prokurimit për te cilën akuzohet ishte me fond 0 dhe ishte konkurs projektimi, ndërsa procedura e dytë nuk përfshihej në fushën e prokurimeve pasi ishte me negocim pa shpallje dhe pa garë.
Prokurorja Dorina Bejko deklaroi se çështja kishte kaluar shqyrtimin paraprak dhe kërkesa e Ndrecës ishte rrëzuar më parë. Ajo shtoi se të dyja procedurat ishin të ndërlidhura dhe akuzimi lidhej me një episod, ku qëllimi final ishte paracaktimi i fituesit të tenderit.
Ndreca kërkoi gjithashtu përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi, por edhe kjo kërkesë u rrëzua nga trupa gjykuese si e pabazuar në ligj. Për Abuzimi me tenderin “Studim-projektim i disa objekteve të Policisë së Shtetit”, gjykohen ne nje proces te ndare me gjykim te shkurtuar, 15 persona te tjerë.
Sipas Spak Tenderat për supervizimin e 4 komisariateve në Vlorë, Komisariatin nr. 4 në Tiranë, Pogradec dhe Mirditë kapnin vlerën rreth 550 mijë euro. Sipas SPAK, procedurat janë kryer në shkelje të ligjit për të favorizuar një prej kompanive pjesëmarrëse. Në fund, GJKKO vendosi qe seanca e rradhës tezhvillohet ne datën 5 mars./abcnews.al


