“Ndrea Prendi u dhunua, iu dha urdhër të qëllonte që në…”, gazetari: Drejtësi për 21 Janarin? Provat aty kanë qenë, kudo ku ka futur duart familja Berisha…

schedule16:45 - 4 Tetor, 2024

schedule 16:45 - 4 Tetor, 2024

Gazetari Fatos Mahmutaj, gjatë intervistës për emisionin “Faqja 4” kujtoi edhe momentin që është qëlluar ndaj tij. Ai thotë se Ndrea Prendit i është dhënë urdhër që të qëllojë që në orën 14:00, kur protestuesit u përplasën me policinë, por ai nuk ka pranuar, dhe për këtë është dhunuar në zyrën e kryeministrit.

“Nuk është cenuar kryeministria, qëlluan si burracakë kur po shpërndaheshin. Nuk ka asnjë njeri me pamje nga kryeministri, njerëzit ishin duke ikur. Po qëllohej me kallashnikov në ajër. Në plagosjen time, tre 4 plumba të tjerë kanë goditur trungun e pemës prapa meje. Dhe më pas plumbat kanë shkuar deri në xhamat përballë.

Ndrea Prendit është tentuar t’i jepet urdhër që në 14:00. Kur protestuesit po ushtronin dhunë ndaj policisë, i është kërkuar të qëllojë dhe nuk ka pranuar. Kur është thirrur në zyrën e kryeministrit i është marrë arma, disa herë i është thënë që të qëllojë duke filluar nga ora 14:00. Nuk iu është bindur urdhërit, e kanë qëlluar me grusht në sy. Asnjë protestues nuk e ka qëlluar. Garda nuk është qëlluar në asnjë moment. Ndrea Prendin e kanë rrahur në zyrë për të zbatuar urdhërin. Në dhunë e sipër, jep urdhër dhe i përgjigjen gardistët po po do të gjakosin.” , u shpreh gazetari.

I pyetur nëse do të vihet drejtësia për këtë çështje, ai u shpreh spektik.

“Të paktën gjatë kohës si gazetar, kam qenë gazetar i sistemit të drejtësisë. Kam hasur me dhjetëra dosje ku familja Berisha ka futur hundët. Janë prishur prova, manipuluar dhe asnjëra s’ka marrë drejtësinë e duhur, si ajo e Remzi Hoxhës, ajo për Rrugën e Kombit, Gërdecin etj. Kudo ku ka futur hundët, ato dosje kanë mbaruar. Dhe jam skeptik për të se pjesa më e madhe e drejtësisë kanë kaluar si sugjerime të vajzës së Berishës. Drejtësia do të ishte bërë që në 2013, ish kryeprokurorja u lincua nga kryeministri i kohës, çfarë të presësh. Provat kanë qenë, aty janë dhe do të jenë. Nuk ka vullnet për të mbaruar këtë çështje.“, tha gazetari./abcnews.al