Një operacion kundër ‘Ndrangheta-s në Itali ka çuar në arrestimin e 49 personave.
Midis të arrestuarve është edhe kryetari i bashkisë së Rosarno, Giuseppe Idà, dhe një këshilltar komunal i së njëjtës komunë, Domenico Scriva. Për të dy, u caktua masa e arrestit shtëpiak.
Njoftimi i policisë
18 janar 2021 ndër të arrestuarit në operacionin e karabinierëve “Faust” është edhe kryetari i bashkisë së Rosarno, Giuseppe Idà.
Operacioni përfshiu klanin Pisano të ‘Ndrangheta i cili, sipas hetimeve të koordinuara nga prokurori Reggio Calabria Giovanni Bombardieri dhe ndihmësi Gaetano Paci, thuhet se mbështeti Idà, i zgjedhur kryebashkiak në 2016.
Akuzat ndaj të arrestuarve janë për arsye të ndryshme; për grup të strukturuar mafioz, trafik droge, armëmbajtje pa leje, vrasje në tentativë, dhe mosrespektim të dënimit./abcnews.al