Ndotja në lumin Gjanicë në nivele alarmante, inspektori i IKMT: Po kërkojme shkaktarët

schedule17:17 - 28 Gusht, 2020

schedule 17:17 - 28 Gusht, 2020

Lumi Gjanicë ditët e fundit është ndotur sërish po këtë herë në përmasa alarmante.

Era e rendë e squfurit që vjen nga lumi Gjanica po shqetëson prej disa ditësh banorët e Fierit, që thonë se kjo është një situatë e përsëritur që duhet të marrë fund.

Problemi është që të merren masa që andej nga vjen nafta. Kemi edhe shtëpinë pranë Gjanicës dhe është shumë shqetësuese”, shprehet një banor.

Burime pranë Inspektoriatit të mjedisit në Fier tregojnë se ka nisur kontrollet por nuk ka mundur të gjejë shkaktarët e ndotjes cka ka bërë që në terren të dalin edhe inspektorët e IKMT bashkë me policinë.

“Të gjithë veprimtaritë këtu shkarkoheshin, tani jemi në fazën e kontrollit. Jemi në fazën e bashkëpunimit me prefekturën dhe bashkinë Fier”, sqaron Anesti Qirici, inspektor pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes se Territorit.

Ndotja e lumit Gjanica vjen për shkak të derdhjes së mbetjeve nga teknologjia natënxjerrese dhe ajo përpunuese. Subjektet e kësaj industrie  derdhin mbetje të papërpunuara pasi kostoja e vënies në punë të impianteve është e lartë.

Puset e naftës bashkë me sistemet e dekantimit përgjatë zonave naftënxjerrëse në Mallakastër, aty ku ka burimin edhe Gjanica, janë shkaktarët kryesorë të ndotjes. Gjithashtu dy rafineritë, ajo e Fierit dhe e Ballshit janë gjobitur disa herë vitet e fundit. Me rafinerinë e Ballshit që prej disa muaj është e mbyllur, të dyshuar për ndotjen e ditëve të fundit janë Rafineria e Fierit që prodhon bitum dhe disa kompani nafte që operojnë në Mallakstër. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!