Ndotja në Elbasan, deputetja reagon në rrjetet sociale

schedule18:49 - 26 Gusht, 2022

schedule 18:49 - 26 Gusht, 2022

Deputetja Zheni Gjergji ka komentuar në faqen e Facebook të kryetarit të Bashkis së Elbasanit, Gledis Llatja, pas vizitës që ky i fundit ka bërë në zonën industriale ku veprojnë më shumë se 75 kompani të induistrisë së rëndë.

Në postimin e saj Gjergji i bën thirrje Llatjas që më shumë se te reklamimi të fokusohet tek kontrolli ndaj këtyre bizneseve të cilat nuk ndezin filtrat e pastrimit, pasi ndotja në Elbasan po rrit numrin e personave të diagnostikuar me kancer.

Disa kohë më parë në një investigim të gazetarit të Abc, Aldo Kozarja, u soll në vëmendje rritja e ndotjes në qytetin e Elbasanit.

Prokuroria e Elbasanit nuk pati fonde në atë periudhë për të nisur hetimet. Por me hapjen e buxhetit të vitit 2022 ka nisur një hetim i thellë lidhur me këtë çështje, pasi niveli i helmeve në Elbasan është mjaft i lartë.

Komenti i deputetes në faqen e Llatjes:

Investimet në Elbasan janë domosdoshmëri duke patur parasysh varfërinë dhe numrin e lartë të të rinjve të papunë.

Por Kurum dhe bizneset e tjera në zonën e ish Metalurghikut edhe pse prej vitesh operojnë këtu, perveçse shfrytëzojnë krahun e punëtorisë duhet me urgjencë të përdorin filtrat e të minimizojnë ndotjen në qytet.

Elbasani ka numër të lartë të personave të prekur nga sëmundjet kancerogjene në moshë të re.

Ndaj Z. Llatja ju tërheq vëmendjen që tej qokave për vota duhet të monitoroni ndotjen e shkaktuar të denoncuar me foto e video nga gazetarë, qytetarë, deputetë!

Elbasani vërtet nuk ka nevojë për lloqe, por as për qoka në dëm të shëndetit të popullatës!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!