Ndotja e Gjanicës kërcënon prej vitesh shëndetin e banorëve të Fierit.
Por, ditët e fundit duket se ndotja në këtë lum është shtuar së tepërmi, duke bërë që era e keqe të shpërndahet në të gjithë zonën.
Burime për Abc News bëjnë me dije se shkak i kësaj ndotje është bërë derdhja e hidrokarbureve dhe dyshimet kryesore janë për Rafinerinë e Fieri.
Ndërkohë Inspektoriati mjedisor në lidhje me këtë situatë të rënduar, si gjithmonë pohon se po punojnë për gjetjen e shkaktarëve dhe pse deri më tani nuk ka asnjë masë në lidhje me këtë. /abcnews.al